Aksidenti me dy të vdekur në Korçë, arrestohet shoferi i traktorit, drejtonte mjetin pa patentë

schedule11:48 - 14 Shtator, 2022

schedule 11:48 - 14 Shtator, 2022

Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla humbën jetën ditën e djeshme, 13 shtator, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak.

Një traktor u përplas me një motor rreth orës 17:30.

Arjan Xhuti, drejtuesi i motorit ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa Hatixhe Kulla, pasagjere në traktor vdiq në vendin e ngjarjes.

Policia ka arrestuar drejtuesin e traktorit, djalin e viktimës Kulla.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. K., 37 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

Ky shtetas, në rrugën Zëmblak-Zvezdë, duke drejtuar një mjet bujqësor, pa targa, me rimorkio, tip “Lajdong”, është përplasur me mjetin motor tip “Loncin”, me drejtues shtetasin Arjan Xhuti, 46 vjeç, banues në fshatin Zvezdë. Për pasojë gjetën vdekjen drejtuesi i motorit shtetasi Arjan Xhuti dhe shtetasja Hatixhe Kulla, 59 vjeçe, banuese në Zëmblak, pasagjere në mjetin bujqësor. Nga verifikimi i kryer rezultoi se shtetasi I. K. e drejtonte mjetin bujqësor, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!