Aksidenti me 21 të vdekur në Itali, viktimat dhe të plagosurit janë të nacionaliteteve të ndryshme

schedule22:57 - 3 Tetor, 2023

schedule 22:57 - 3 Tetor, 2023

Njëzet e një viktima dhe 15 të plagosur. Ky është bilanci i përkohshëm tragjik i aksidentit në Mestre të Venecias, ku një autobus ra nga një mbikalim mbi binarët e hekurudhës dhe shpërtheu në flakë.

Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro ka thënë për mediat italiane se autobusi po trnasportonte turistë në një kamping dhe në bord kishte shumë të huaj. Ai tregon se kanë gjetur edhe disa dokumente ukrainase.

“Në bord kishte shumë të huaj, duke përfshirë fëmijë. Ne gjetëm disa dokumente ukrainase. Ata po nxjerrin kufomat e fundit. Disa u shpëtuan”, theksoi kryetari i bashkisë së Venecias për RaiNews.

Ndërsa presidenti i rajonit të Venetos, Luca Zaia tha se viktimat dhe të plagosurit janë të nacionaliteteve të ndryshme. Të plagosurit janë transportuar nëpër spitalet e Mestre, Mirano, Padovas dhe Trevisos./abcnews.al