Aksidenti me 10 viktima në autobusin me shqiptarë, media kroate: Shkak, lodhja e shoferit

schedule11:32 - 25 Korrik, 2021

schedule 11:32 - 25 Korrik, 2021

Mediat kroate zbardhin detaje të reja nga aksidenti tragjik që u mori jetën 10 shqiptarëve nga Kosova të cilët po udhëtonin nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës.

24sata.hr” shkruan se shkak i daljes së autobusit nga rruga dyshohet se ka qenë lodhja e shoferit, të cilët kishin vetëm 30 minuta që ishin ndërruar pas një pushimi që kishin bërë në Kroaci. Nga aksidenti mbetën 10 të vdekur, mes tyre njëri prej shoferëve dhe 48 u plagosën, 8 prej tyre në gjendje të rëndë.

Lexo edhe: Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga: 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç u shpreh se ky ishte aksidenti më i rëndë që kishte parë.

Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë.

Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai.

Lexo edhe: Reagimet në Kosovë për aksidentin tragjik

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Ministri i Brendshëm i Kosovës po niset për në Kroaci, në vendin ku u regjistrua aksidenti fatal, po ashtu edhe ambasadori në Zagreb.

Shqiptarët nga Kosova po ktheheshin nga Gjermania, por udhëtimi i tyre mëngjesin e sotëm u pre në mes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!