Mjeku Vanion Cinari, i cili humbi jetën në aksidentin e trefishtë në Sauk, dyshohet se është shkaktar i aksidentit.
Grupi hetimit i ngritur për aksidentin ka ndërtuar dinamikën e aksidentit të trefishtë. Pas dëshmive të marra dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve, por edhe pas verifikimit të disa kamera sigurie rezulton se, mjeti që drejtohej nga Vanion Cinari po shkonte në drejtim të autostradës së Elbasanit.
Ai dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë, ka tentuar të parakalojë dhe pasi ka humbur drejtimin ka kaluar në korsin tjetër dhe ka goditur mjetin e drejtuar nga Alba Shehaj e cila gjithashtu humbi drejtimin dhe është përplasur me trafikndarësen ndërkohë është përfshirë edhe një mjet tjetër, por pa dëmtime dhe pa të lënduar.
Burime thanë se pritet një ekspertizë e mjetit të mjekut që do të zbulojë shpejtësinë me të cilën ka qenë duke lëvizur.
“Shkaktar i aksidentit ka qenë mjeku. Një parakalim i tij i gabuar, ka dashur të ndërrojë korsinë. Janë përfshirë 3 mjetet në aksident. E plagosura ka qenë në një mjet tjetër”, raoprtoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari./abcnews.al