Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë, Hoxha: Sulejmani e telefonoi vetë policinë

schedule23:19 - 9 Maj, 2022

schedule 23:19 - 9 Maj, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmani përplasi me makinë çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre teksa kalonin në vijat e bardha.

Në emisionin “Opinion”, Hoxha thotë se Sulejmani pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka dërguar vajzën e tij në një spital privat.

Pasi ka dërguar vajzën në spital, gazetari thotë se vetë Sulejmani ka telefonuar policinë dhe i ka thënë treguar se ka shkaktuar aksidentin dhe pas 40 minuta pas telefonatës policia ka shkuar për ta arrestuar.

Ai ka tentuar të shmangi karrocën e fëmijës. Ai ka qenë duke e çuar nga pallati me shigjeta në drejtim të 21 dhjetorit. Ka shkuar në spital sepse ka kujtuar se ka dëmtuar fëmijën e vet se ka qenë mbrapa, por e pa lidhur. Ka çuar fëmijën në spital. Më pas Ajas Sulejmani ka telefonuar policinë dhe i ka thënë jam njeriu që ka shkaktuar aksidentin ndodhem tek ky spital. Pas 40 minutash policia ka shkuar në spital dhe është arrestuar. Tani problemi është, a ka qenë aty nën efektin e lëndëve narkotike apo jo? Analiza nëse ka përdorim të lëndëve narkotike apo jo, analiza që është e pa kundërshtueshme në proces, është analiza nëpërmjet ujit të hollë dhe e gjakut, ato tregojnë prezencën e narkotikëve. Personi në fjalë jetonte tek Kodra e Diellit, atë makinë mund ta shihja tre a katër herë në ditë. Nuk e dija se makina ishte në pronësi të një shtetasi gjerman, e dija se ishte ky drejtuesi i mjetit”,-tha Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!