Aksidenti i rëndë në Itali/ 22-vjeçari shqiptar që vdiq humbi të vëllanë muaj më parë në një tjetër aksident

schedule14:06 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 14:06 - 8 Dhjetor, 2023

Dy të rinj shqiptarë dhe një italiane humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur gjatë natës në Portogruaro , në provincën e Venecias. Ata janë 21-vjeçarja italiane Giulia Di Tillio, Egli Gjeci, 26-vjeçari me origjinë shqiptare dhe Altin Hoti, 22-vjeçari shqiptar i Kosovës, të dy banues në Concordia Sagittaria.

Ky i fundit kishte humbur vëllain e tij në një aksident automobilistik në muajin maj. Tragjedia ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 03:00. Sipas hetimeve fillestare, duket se makina tip BMW, depërtoi një portë dhe kaloi pronën private, duke përfunduar në lumin Reghena, duke u fundosur nën sipërfaqen e ujit.

Megjithatë dinamika po shqyrtohet nga karabinierët të cilët kanë ndërhyrë pas telefonatës që ka mbërritur në stacion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!