E përplasi i riu me “Benz” luksoz, qytetarët: Vajza ishte në rrugën e vet, mbeti pa këmbë e shkreta

schedule19:58 - 10 Qershor, 2021

schedule 19:58 - 10 Qershor, 2021

Një vajzë 23 vjeçe, Xhesina Gega mbeti e plagosur rëndë mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Kinostudio. ABC siguroi pamjet e aksidentit të frikshëm.

Kalimtarja ishte duke ecur në trotuar, kur një adoleshent 19-vjeç, Jehon Breçani humbi kontrollin e “Benz”-it luksoz me targa AA 888 XX nga shpejtësia duke dalë nga rruga dhe përfunduar në trotuar.

Pasi aksidentoi vajzën, makina mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Kalimtarët e rastit i dhanë ndihmën e parë të plagosurës, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!