Aksidenti e la invalid në karrocë, drejtësia e zvarrit, avokati: Beteja do të vijojë

schedule19:17 - 2 Tetor, 2020

schedule 19:17 - 2 Tetor, 2020

Është shtyrë sërish seanca ndaj 35 vjecarit Gazment Çobo, i aksidentuar në muajin tetor 2019, në vendin e punës.  Për shkak të këtij aksidenti ai u paralizua dhe humb njërin krah. Edhe pse ka kaluar një vit, Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka asnjë pandehur.

Këtë të enjte duhet të të zhvillohej seanca e radhës, por edhe ajo njësoj si e 10 shtatorit nuk u zhvillua sërish mungonte prokurori. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha kjo betejë do te vazhdojë.

“Çuditërisht mungoi sërish prokurori, është hera e katërt që nuk u paraqit, sot mungoi edhe gjyqtari me arsyetimin se ndodhej në Tiranë në një problem të vetin. Është një shtyrje e pajustifikueshme ndaj këtij qytetari të ndershëm, ne do të japim drejtësi” tha ai.

Por si ndodhi aksidenti? 35-vjeçari Gazment Çobo ka treguar se pas një bllokimi të rripit të makinerisë së betonit, shkoi për të parë defektin që kishte dhe për ta pastruar, por në ato momente është ndezur makineria dhe ky, ka qenë momenti fatal që i shkaktoi aksidentin./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!