Aksidenti ajror me 179 viktima, Koreja e Jugut urdhëron inspektimin e flotës së avionëve Boeing 737-800

schedule10:57 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 10:57 - 30 Dhjetor, 2024

Koreja e Jugut ka urdhëruar një inspektim gjithëpërfshirës të të gjithë avionëve Boeing 737-800, pasi një aeroplan i Jeju Air u rrëzua dhe shpërtheu në flakë, duke vrarë 179 persona në bord.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë ajrore dhe stafi i prodhuesit të aeroplanëve Boeing do t’iu bashkohen grupit koreano-jugorë që po hetojnë shkaqet e tragjedisë më të keqe ajrore në dekada.

Boeing 737-800 po transportonte 181 persona nga Tajlanda në Korenë e Jugut kur rrëshkiti në pistë dhe u përplas me një mur, përpara se të shpërthente në flakë. Vetëm dy persona shpëtuan.

Koreja e Jugut filloi shtatë ditë zie, me flamuj të valëvitur në gjysmështizë dhe presidenti në detyrë fluturoi në vendin e përplasjes në Muan jugperëndimore për një përkujtimore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!