Aksidentet rrugore, Karamuço: 180 – 200 viktima në vit, bilanc lufte

schedule16:03 - 28 Nëntor, 2022

schedule 16:03 - 28 Nëntor, 2022

Viktimat nga aksidentet rrugore janë kategorizuar nga profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço si një bilanc lufte. Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Karamuço ka bërë të ditur që viktimat nga aksidentet rrugore janë në shifrat e një bilanci lufte me 180 deri në 200 jetë të humbura njerëzore në vit.

Sipas tij, shkaktari kryesor i këtij numri të lartë është zbatueshmëria e ligjit.

‘Ne problemin e kemi me zbatimin e ligjit, nëse ato që janë të shkruara, nëse zbatohen si nga ana e isntitucioneve dhe nga ana e qytetarëve do të kemi një reduktim’, tha Karamuço.

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço ‘duhen më shumë informacione, me më shumë indikatorë, po arrijmë në 180 – 200 mesatare bilanc lufte, ndërkohë që nuk dihet sa të plagosur kemi, sa të paralizuar kemi. Njeriu në këto statistika është një aset, dëmi i një personi është dëm shtetëror, dëm kombëtar’.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!