Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aksidentet që marrin jetë nga papërgjegjshmëria, thirrje për protestë sensibilizues në Tiranë

schedule17:25 - 25 Qershor, 2021

schedule 17:25 - 25 Qershor, 2021

Në rrjetet sociale është thirrur një tubim në shenjë solidariteti për viktimat e aksidenteve tragjike që po ndodhin vazhdimisht kohët e fundit.

Tubimi është thirrur që të mbahet nga sheshi “Skënderbej” dhe më pas të marshohet deri tek Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transporteve. Ftohen të pranishmit që gjatë protestës të shtihen në tokë dhe të hiqen “si të vdekur” në shenjë sensibilizimi mbi ngjarjet e fundit.  Tubimi është thirrur që të mbahet ditën e sotme në orën 20:00.

Sjellim ndërmend që ditën  e sotme një aksident tragjik i mori jetën një familje në aksin Vlorë-Levan. Ata ishin kthyer për pushime në Shqipëri, por një “Audi” me shpejtësi të madhe u përplas me makinën e tyre dhe për pasojë familja u shua në vend.  /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!