Aksidentet në det, Policia Kufitare nis kontrollet e mjeteve lundruese në Vlorë

schedule19:16 - 19 Korrik, 2022

schedule 19:16 - 19 Korrik, 2022

Policia Kufitare e Vlorës ka nisur aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese, që nga motorat e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.

Gazetari Elton Nikaj raporton se kontrollet vijnë duke marrë shkas edhe nga aksidentet që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afërsi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët e pikut të sezonit ku dhe mjetet lundruese do të jenë më te shumta. Ditën e sotme janë proceduar disa mjete tip motora deti dhe kanë masa administrative me gjobë dhjetëra qytetarë që lëviznin afër bregut të detit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!