Leonard Qyra përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në një intervistë për “Shqipëria sot” në ABC News, foli edhe për aksidentet e regjistruara së fundmi me turistët e huaj.
Ai u bëri thirrje guidave dhe turistëve që të kenë kujdes dhe të njoftojnë në kohë.
“Pardje dhe dje kemi bërë një koordinim për kërkim-shpëtimin malor. Shqipëria ka zona malore shumë të thepisura dhe të vështira për tu aksesuar nga toka. Shumica e rasteve të ndodhura, nuk janë të shoqëruara me guidë. Ka ndodhur disa raste në malin e Jezercës, por kanë qenë të pashoqëruar nga një guidë.”, u shpreh Qyra.
/abcnews.al