Aksidentet me fatalitete, apeli i Urgjencës Mjekësore: Vendosja e rripit shpëton jetë

schedule17:10 - 8 Qershor, 2021

schedule 17:10 - 8 Qershor, 2021

Aksidentet rrugore në vend vijojnë të mbeten shqetësuese, duke shënuar edhe një numër të lartë të humbjes së jetëve.

“Në muajin prill 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 12 persona nga 10 persona të vdekur në prill 2020. Në katërmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 70 persona nga 49 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, raportoi më herët INSTAT.

Lexo edhe: Aksidentet fatale, 70 persona humbin jetën në 4 mujorin e parë 2021

Ndërkohë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, ndërsa bën apel për ndërgjegjësim të qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve.

QKUM bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes dhe përdorim të rripit të sigurimit.

“Ne të gjithëve na ndodh ta neglizhojmë rripin e sigurimit apo ta vendosim vetëm për t’iu shmangur masës administrative, gjobvënies nga policia, por në fakt, nuk e mendojmë se ky veprim i thjeshtë mund të na shpëtojë jetën. Por të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi se vënia e rripit të sigurimit parandalon pasojat fatale në raste aksidentesh. Madje të gjithë besoj e keni dëgjuar shprehjen më mirë të parandalosh, sesa të kurosh”, shkruan në njoftimin e publikuar.

Gjithashtu shpjegohet se vendosja e rripit të sigurimit zvogëlon rrezikun e humbjes së jetës apo dëmtimeve fatale të njerëzve, me rreth 40-50% në sediljet e pasme të mjetit dhe me 20-25% në sediljet e pasme.

Reagimi i plotë:

A JU SHPËTON RRIPI I SIGURIMIT JETËN?

Po ju a e vendosni rripin e sigurimit sa herë hipni në makinë?

Mjafton të shihni këtë video 2 minuta, për të kuptuar sesa rëndësi ka vendosja e rripit të sigurimit. Ne të gjithëve na ndodh ta neglizhojmë rripin e sigurimit apo ta vendosim vetëm për tju shmangur masës administrative, gjobvënies nga policia, por në fakt, nuk e mendojmë se ky veprim I thjeshtë mund të na shpëtojë jetën.

Por të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi se venia e rripit të sigurimit parandalon pasojat fatale në raste aksidentesh. Madje të gjithë besoj e keni dëgjiar shprehjen më mirë të parandalosh, sesa të kurosh.

Vendosja e rripit të sigurimit zvogëlon rrezikun e humbjes së jetës apo dëmtimeve fatale të njerëzve rreth 40-50% në sediljet e përparme të mjetit dhe me 25-75% në sediljet e pasme.

Forcimi i ligjit për vendosjen e detyruar të rripit të sigurimit ka bërë që shumë njerëz ta vendosin atë për arsye ekonomike,për të shmangur gjobat dhe heqjen e patentës!

Por duke parë rastet në rritje të aksidenteve me pasojë vdekjen, QKUM ju këshillon se vendosja e rripit ju shpëton jetën dhe të mos ngeleni invalid!!

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vendosja e rripit të sigurimit është më pak se 50% e popullsisë.

Vetëm 38% e vendeve me të ardhura të ulëta dhe 54% e vendeve me të ardhura të mesatare, kërkojnë që rripat e sigurimit të përdoren në makina si nga pasagjerët e sediljeve të përparme ashtu edhe nga vendet e pasme./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!