Një autobus dhe një kamion janë përplasur në qytetin Gualan. Përplasja ka rezultuar fatale duke shkaktuar vdekjen e 21 personave, mes të cilëve 7 fëmijë si dhe 11 të plagosur.
Mësohet se aksidenti tragjik ndodhi 168 kilometër larg kryeqytetit të vendit, Guatemala.
Ndërkohë Agjensia Kombëtare e Katastrofave njoftoi se përplasja që rezultoi fatale u regjistrua orët e para të mëngjesit të së shtunës, dhe sipas mediave të huaja, kamioni ka përplasur nga pas autobusin ku ndodheshin viktimat.
Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei përmes një postimi në Twitter shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të aksidentit tragjik.
Drejtuesit e të dyja automjeteve janë ndaluar dhe po merren në pyetje nga autoritetet vendase, ndërkaq të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme dhe janë nën kujdesin e bluzave të bardha.