Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Rumani/ Humbin jetën shtatë tifozë grek

schedule16:40 - 27 Janar, 2026

schedule 16:40 - 27 Janar, 2026

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Rumani ku të paktën 7 persona shtetas Grekv kanë humbur jetën pasi furgoni me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një kamion. Pamjet qe shihni ne keto momente ne ekran tregojne momentin kur furgoni kreu parakalimin, por shoferi nuk u kthye ne koresin e tij duke shkuar drejt kamionit.

Viktimat ishin tifozë të ekipit të futbollit grek Paok. 3 persona të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë po marrin kujdes të specializuar shëndetësor. Mediat Greke raportojnë se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia për në Francë për të ndjekur ndeshjen e Europa League midis Lyon dhe PAOK. Autoritetet Romune kanë nisur hetimet mbi aksidentin e rëndë ndërsa disa patrulla policie dhe autoambulanca të shumta mbërritën në vendngjarje.



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu ngushellimet e tij per familjaret e viktimave nepermjet nje statusi ne rrjetet sociale ndersa tha se Qeveria dhe Ambasada Greke ne Bukuresht po bashkepunojne me autoritetet per te lehtesuar proceduarat per familjaret  e viktimave dhe personave te plagosur.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!