Pesë adoleshentë humbën jetën tragjikisht pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Viktimat janë tre vajza dhe dy djem të moshës 14 deri në 16 vjeç.
Vetëm një 18 vjeçar ka arritur të shpëtoj. 18-vjeçari ka rezultuar negativ për alkool, por i është nënshtruar analizave të mëtejshme.
Aksidenti ndodhi natën, në një rrugë të errët fshati në qytetin Buxton të Uellsit të Ri Jugor, ndërsa të gjithë viktimat ishin nxënës të shkollës së mesme Picton. Komuniteti i vogël lokal, me rreth 1000 banorë, është i tronditur.
Inspektori i policisë Fuller nuk i mbajti dot lotët gjatë njoftimit. Ai ka theksuar se ky është aksidenti më i rëndë që ka përjetuar në karrierën e tij 38-vjeçare, ndërsa u bëri thirrje prindërve që të kenë kujdes dhe të kontrollojnë fëmijët e tyre.
/abcnews.al