Një aksident tragjik me autobus ka lënë të vdekur tetë futbollistë nga skuadra e kategorisë së dytë në Guine, Etoile de Guinee, me 17 futbollistë të tjerë të plagosur. Aksidenti ndodhi pak jashtë qytetit të Mamoou, rreth 250 kilometra në lindje të kryeqytetit Conakry.
Skuadra e Etoile do të luante ndeshjen e parë të kampionatit në transfertë, në qytetin e Krankan, plot 400 km larg kryeqytetit. Detaje të aksidentit nuk kanë dalë ende, por raportet thonë se ata persona që janë në gjendje të rëndë, po evakuohen në kryqytetin Conakry.
Incidenti i së enjtes është aksidenti i dytë fatal rrugor që përfshin një ekip futbolli në Guine muajt e fundit. Me 30 janar, tre persona vdiqën kur autobusi i ekipit të Wakriya u përfshi në një aksident./abcnews.al