Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete

schedule13:48 - 4 Shtator, 2025

schedule 13:48 - 4 Shtator, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete mes tyre. Ngjarja ka ndodhur mes një mjeti tip “Benz” dhe një tjetër automjeti tip “Volkswagen Passat”.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore dhe ekspertët e aksidenteve, të cilët po kryejnë verifikimet përkatëse. Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve, çka solli përplasjen mes tyre.



Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!