Një fëmijë është lënduar mesditën e kësaj të diele në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Bisht Kalldrëm në Vlorë, ku një automjet tip Ford ka goditur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur fëmija identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të kalojë rrugën.
Fatmirësisht fëmija i aksidentuar ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al