EMRI/ E zuri makina e presimit, humb jetën punonjësja në landfillin e Bushatit

schedule12:22 - 25 Mars, 2021

schedule 12:22 - 25 Mars, 2021

Një 61-vjeçare në Vaun e Dejës në Shkodër ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në vendin e punës. Mësohet se Katrinë Binaku, e cila punonte në sektorin e presimit të mbetjeve në landfillin e Bushatit ka mbërritur në spitalin e Shkodrës pa shenja jete.

Gruaja ka mbërritur e pajetë në spital rreth orës 10.30 ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!