Një aksident ka ndodhur ditën e mërkurë në Bathore në Tiranë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 2-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.