Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar sot përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar. Ka qenë mjeti tip “Ford” që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.
Fëmija i plagosur, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.
Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Njoftimi i policisë:
Skrapar/Informacion paraprak
Në lagjen “Estref Caka”, shtetasi A. B., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/