Aksident në Shkodër, raportohet për një të plagosur

schedule15:48 - 24 Prill, 2025

schedule 15:48 - 24 Prill, 2025

Shkodër/ Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi M. R., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!