Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Kanali Cukës”.
Mësohet se një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin, Elidon Ali 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi, 24 vjeç, David Cepa dhe 3 shtetas të tjerë.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e “Lancia”, konkretisht një i mitur, 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sakaq, raportohet se gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al