Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë përgjatë rrugës Transballkanike.
Gazetari Elton Nika raporton se një automjet i llojit “Toyota” me drejtuese femër ka humbur kontrollin si rrjedhojë e shpejtësisë duke goditur një automjet të parkuar anës rrugës të llojit Fiat.
Si rrjedhojë e aksidentit në fjalë është lënduar lehtë pasagjerja e automjetit të llojit Toyota, e cila është transportuar për ndihmë mjekësore me autoambulancë drejt spitalit të Vlorës./abcnews.al