Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Elbasan-Librazhd, mesditën e sotme 29 tetor.
Abcnews.al mëson se aksidenti ka ndodhur pranë Xhamise së Naxhareshës.
Deri më tani nuk dihet gjendja e shoferëve.
Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i dhënies se përparësisë nga shoferi i automjetit Golf.
/abcnews.al/