Një aksident iështë shënuar rreth orës 12:00 të kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit.
Një automjet i cili drejtohej nga një 40 vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës së Arbrit. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë.
Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit.
Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.
/ Abcnews.al