Aksident në Qerret të Gramshit, përpaset furgoni me kamionçinën

schedule15:25 - 7 Shkurt, 2025

schedule 15:25 - 7 Shkurt, 2025

Në aksin e rrugës kombëtare Gramsh -Cërrik rreth orës 14:50  ka ndodhur një aksident. Burime nga vendngjarja bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerret të Gramshit. Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një kamionçinë.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e përplasjes mes tyre automjetetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore dhe njëri prej drejtuesve të mjeteve ka pësuar dëmtime serioze dhe është dërguar në spitalin e Gramshit, ndërsa drejtuesi tjetër ka pësuar  lëndime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin A. T., 37 vjeç, është përplasur me furgonin me drejtues shtetasin F. A., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. T., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin F. A., po kryhen veprimet e metejshme procedurale

Grupit Hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!