Aksident në Paris/ Ministri francez i Ekonomisë përplas me makinë një çiklist

schedule15:32 - 4 Maj, 2024

schedule 15:32 - 4 Maj, 2024

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, i cili drejtonte makinën e tij, goditi një çiklist që kaloi në semafor të kuq në Paris, raportuan mediat lokale, duke cituar policinë dhe rrethin e ministrit.

Ngjarja ndodhi të premten pas orës 19:30 kur Le Maire ishte duke u kthyer në shtëpi nga ministria me makinë.

Çiklisti ka lënduar vetullën dhe ka mundësi të ketë edhe lëndime të tjera në kokë.

Gazeta Depeche raportoi në faqen e saj të internetit se Le Mer priti zjarrfikësit dhe ambulancën pranë çiklistit të plagosur. Vetë ministri nuk është lënduar.

Le Maire, ashtu si “qytetarët e tjerë”, iu nënshtrua një testi alkooli dhe një testi droge, rezultatet e të cilave rezultuan negative, njoftoi rrethi i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!