Aksident në një park lojërash në Suedi, një viktimë dhe disa të lënduar

schedule17:50 - 25 Qershor, 2023

schedule 17:50 - 25 Qershor, 2023

Një person humbi jetën dhe të paktën nëntë u plagosën sot në një aksident që përfshin një tren në parkun argëtues Gruna Lund në kryeqytetin suedez Stokholm, tha policia dhe menaxhmenti i objektit.

Nuk janë dhënë ende detaje të tjera se përse treni doli nga shinat dhe një vagon ra nga një lartësi e madhe. Sipas informacioneve, në tren në momentin e aksidentit ndodheshin 14 persona, një prej tyre humbi jetën ndërsa 9 të tjerë janë dërguar në spital. Parku u evakuua në mënyrë që operacioni i shpëtimit të mund të vazhdonte.

Fillimisht u raportua se kishte dy të plagosur, por më pas u konstatua se të paktën katër ishin të bllokuar, ndërsa ekipet e shpëtimit i liruan më pas.

Një dëshmitar ka raportuar se ka parë dy persona që binin nga vagon dhe një tjetër që e ndiqte, megjithatë ai arriti të kapej nga një tra.

Sipas specifikimeve, ky tren (Jetline) i cila ka filluar të funksionojë në vitin 1988, mund të shkojë me një shpejtësi maksimale 90 kilometra në orë, rruga totale që kalon është 800 metra dhe lartësia maksimale që arrin është 30 metra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!