Një 65 vjeçar është aksidentuar në mesditë në bulevardin “Bajram Curri” teksa po lëvizte me biçikletë.
Ai u përplas me makinë nga një 25-vjeçar me inicialet L.C., i cili tashmë është shoqëruar në komisariat nga policia, ndërsa 65 vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2020, rreth orës 14:41, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin L.C., 25 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin H.Ll, 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjeti është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.2 për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al