Aksident në Meksikë, autobusi me emigrantë del nga rruga, humbin jetën 18 persona mes tyre 3 të mitur

schedule07:43 - 4 Gusht, 2023

schedule 07:43 - 4 Gusht, 2023

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor. Sipas mediave të huaja mësohet se një autobus që transportonte meksikanë dhe emigrantë u rrëzua në një luginë në veriperëndim të Meksikës, duke shkaktuar 18 viktima, mes të cilëve 3 fëmijë të mitur.

Shumica e pasagjerëve ishin të huaj, shtetas të “vendeve të tilla si India, Republika Domenikane” dhe vende “të kontinentit afrikan”, sipas mbrojtjes civile, e cila vlerësoi se disa prej tyre ishin nisur për në Tijuana për të provuar “të hynin në SHBA. ».

Mediat e huaja shkruajnë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia e madhe duke bërë që drejtuesi i autobusit të humbë kontrollin e mjetit, i cili është zhytur në një lumë 40 metra të thellë pranë Tepicit, kryeqytetit të shtetit.

Meksika është pjesë e korridorit nëpër të cilin kalojnë mijëra emigrantë në përpjekje për të arritur në SHBA, për të kërkuar azil ose për të tentuar të kalojnë në territorin amerikan pa vizë.

Shumë emigrantë që udhëtojnë në mënyrë klandestine, janë të ngjeshur në kamionë, në kushte çnjerëzore dhe keqtrajtohen nga trafikantët.

Muajin e kaluar, një autobus u përfshi në një aksident trafiku në Oaxaca, duke vrarë 29 persona, ndërsa në shkurt një autobus u përfshi në një aksident trafiku në Meksikën qendrore që vrau 17 njerëz./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!