Një aksident është regjistruar në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Cenit” në Lezhë. Drejtuesja e automjetit 28-vjeçarja banuese në Lezhë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në ambientet e një dyqani. Siç shihet edhe nga pamjet janë shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al/