Aksident në Kurbin, raportohet për një të lënduar

schedule13:50 - 8 Tetor, 2024

schedule 13:50 - 8 Tetor, 2024

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të marte në fshatin Adriatik të Kurbinit. Në aksident është përfshirë një automjet me targa AB162JE dhe një çiklomotor.

I dëmtuari është nisur për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia e Kurbinit po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:00, në fshatin Adriatik, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al