Një aksident është shënuar sot në Krujë ku një automjet ka përplasur një 70 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Thumanë-Borizanë rreth orës 17:15. Policia ka bërë me dije se këmbësori 70 vjeçar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al