Një aksident ka ndodhur në Fier. Mësohet se një shofer i dehur ka humbur kontrollin e automjetit të tij dhe është përplasur me tre automjete të tjera.
Fatmirësisht, ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 56 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al