një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Fier, ku si pasojë është lënduar një persona.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Plyk të Fierit, ku si pasojë e përplasjes një makinë ka dalë nga rruga.
Ndër të tjera mësohet se fatmirësisht nga aksidenti ka marrë plagë të lehta vetëm një person i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 11:55, në aksin rrugor Fier-Kraps, është përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A. K., 27 vjeç, me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al