Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, i cili është i katërti në total që shënohet sot në rrugët e vendit, ku humbën jetë 3 persona.
Nga aksidenti në aksin Elbasan-Metalurgji, ku janë përfshirë dy makina, mes tyre një furgon me pasagjerë, gazetari i “ABC”-së Aldo Kozarja raporton se 9 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën.
Zjarrfikësja po punon për të nxjerrë të plagosurit nga makina që është dëmtuar nga përplasja e fortë. Aksi është i mbingarkuar për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve në Korçë dhe pika të tjera turistike në juglindje të vendit./ db/Abcnews.al