Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në Elbasan, makina humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën, dy të plagosur në koma

schedule23:15 - 13 Mars, 2021

schedule 23:15 - 13 Mars, 2021

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Elbasan dhe ndodhen në koma në spital.

Makina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit.

Dy personat që ishin brenda, shoferi dhe pasagjeri u plagosën rëndë, raporton gazetari i ABC, Aldo Kozarja.

Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!