ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Labinot.
Policia thotë se një motori i drejtuar nga një 45 vjeçar, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila udhëtonte si pasagjere, ka pësuar dëmtime të lehta.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


