Aksident në Durrës, 2 persona përfundojnë në spital

schedule09:54 - 3 Janar, 2022

schedule 09:54 - 3 Janar, 2022

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Durrës. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen Nr.13 Durrës. 2 persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe ndodhen në spital.

Një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T.  Si pasojë e përplasjes  janë  dëmtuar shtetaset  O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!