Dy vajza janë plagosur pasditen e sotme pasi makina me të cilën po udhëtonte, është përplasur nga një automjet tip “Range Rover” me drejtues K.S. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të rrugës së Shengjinit.
Policia njofton se janë dëmtuar drejtuesja e automjetit E.Gj. dhe pasagjerja D.Gj. Ato janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa drejtuesi i “Rang Roveri” K.S., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Blutë bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti ndërsa ABC sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
“Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al