Aksident në Bushnesh të Krujës, përplas për vdekje fqinjin në derë të shtëpisë

schedule09:02 - 30 Tetor, 2017

schedule 09:02 - 30 Tetor, 2017

Një 29 vjeçar mbeti i vdekur ne oborrin e shtëpisë së tij pasi u përplas me makinë nga fqinji i tij. Aksidenti automobolistik ndodhi rreth mesnatës në fshatin Bushnesh të Krujës. Sipas policisë viktima 29 vjeçari Eduart Jangozi dhe drejtuesi i mjetit tip Audi me të cilen u shkaktua aksidenti është 35 vjecari Mariglen Kaçi, i cili u ndalua nga policia. Nga të dhënat e para mësohet se makina ka dalë nga rruga dhe më pas u përplas me murin e oborrit të shtëpisë së viktimës.