Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Burime për abcnews.la bëjnë të ditur se një mjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga në Uznovë dhe ka përfunduar në një kanal.
Në mjet udhëtonin tre të rinj, ndërsa ka marrë dëmtime në krah vetëm drejtuesi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë. Ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /abcnws.al