Një aksident është shënuar mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet tip Peugeot ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15. Dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesen nga automjeti.
Drejtuesja po dërgohet drejt spitalit për kontroll por nuk ka rrezik për jetën./abcnews.al