Një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Thumanë. Mësohet se dy makina janë përplasur.
Njëra nga autoveturat ka goditur një tjetër mjet dhe më pas është përplasur me trafikndarëset.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit 34 vjeç dhe dy pasagjerët. ABC News mëson se tre të aksidentuarit janë jashtë rreziku për jetën.
Fatjon Ndoj 34 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët Eriglen Kasalla 25 vjeç dhe Lavdi Balliu, 30 vjeç, ndodhen në spitalin e Traumës, nën monitorimin e bluzave të bardha.
/abcnews.al/