Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi në autostradën Lezhë-Mamurras. Sipas policisë, një mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga një 48-vjeçar.
Për pasojë mbetën të lënduar 19-vjeçarja S.Ll nga Mirdita dhe 23-vjeçari E.S nga Lezha. Ata ishin të dy pasagjerë në makinën e 48-vjeçarit. Mësohet se ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al