Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën në aksin rrugor Deçan-Pejë, përkatësisht në fshatin Raushiq.
Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit.
“Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe të hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë çuar deri tek aksidenti.