Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, tre të plagosur

schedule13:03 - 8 Shkurt, 2025

schedule 13:03 - 8 Shkurt, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, duke shkaktuar plagosjen e tre personave nga e njëjta familje.

Sipas burimeve zyrtare, një automjet tip Benz me targë AA 279DT, i drejtuar nga 24-vjeçari Ronaldo Shabani, ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e bllokimit të papritur të rrugës nga një tjetër automjet.

Për pasojë, automjeti është përplasur, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjerëve që ndodheshin brenda tij: Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani.



Fatmirësisht, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!